Author: Lelia N. Morris; Jan Foss, 1954- Appears in 1 hymnal First Line: Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot Refrain First Line: Na dërgo fuqi, na dërgo fuqi Lyrics: 1 Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot.
Po, fuqia e t’Lartit le të bjer’ mbi ne sot.
Këtë bot’ që Jezusi e shpërbleu me gjak
Nga sundimi i djallit do ta marrim ne prap’.
Refreni:
Na dërgo fuqi, na dërgo fuqi.
Mbi ne Fryma e Shenjtë le të zbresë tani.
Si një dallgë vërshuese që gjith’ vendet përshkon,
Na dërgo zgjim bot’ror, Zot, që tek unë fillon.
2 Për k’ta shira bekimi, Zot, ne kemi lexuar.
Mbi çdo mish të përhapet Fryma e Shenjt’ e premtuar.
Jorje shirat e fundit, që çdo vend do t’gjelb’rojn’
Dhe porsi trëndafilat shkretëtirat t’lul’zojn’. [Refreni]
3 Ja, dëgjojm’ nëpër manet një lëvizje të re.
Me çdo fllad vijnë lajmet ka rilindje mbi dhe.
I dëgjon Perëndia lutjet tona tani,
Edhe zgjimi shpërndahet në çdo vend me shpejt’si. [Refreni] Used With Tune: [Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot]
Për Një Zgjim Në Tër’ Botën