15419. O Frym’ E Jetës, Ti Përshkona

1 O Frym’ e jetës, ti përshkona
Na mbush me jetë dhe fuqi.
O eja, Frymë, dhe pastrona,
Për këtë orë pajisna ti.

2 Fryj, Erë e Zotit, dhe mësona,
Dob’sitë tona t’i kuptojmë;
Dhe në but’si, Zot, rikrijona.
Ringjallna sot. Këtë kërkojmë.

3 Mbushna vullnetin, zemrën, mendjen,
Me frym’ të re të dashurisë.
Gjith’ ne ripërtërijna brenda.
Ringjall çdo pjesë të bashkësisë.

4 Po, Zot, u thye zemra jote,
Që t’gjejm’ ne paqe dhe fuqi.
Midis stuhive të k’saj bote
Jep forcë, durim dhe shpresë ti.

5 Ringjallna, Zot, se ësht’ e bardhe
Fusha e pjekur për shpëtim.
Pajisna për k’të punë të madhe,
Njer’zit t’i çojmë, tek ti të vijnë.

Text Information
First Line: O Frym’ e jetës, ti përshkona
Title: O Frym’ E Jetës, Ti Përshkona
English Title: O breath of life, come sweeping through us
Author: Bessie P. Head
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: 98.98
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: SPIRITUS VITAE
Composer: Mary Jane Hammond (circa 1914)
Meter: 98.98
Key: D Major
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us