1 O dashnor i shpirtit tim
Le t’vrapoj në gjirin tënd
Kur mbi mua uj’rat vijnë
Dhe furtunat bien rënd’
Mua më fsheh, o Shpëtimtar,
Gjersa çdo e zezë t’kaloj’.
Dhe at’ çast përfundimtar’
Përgjithmonë tek ti do t’shkoj.
2 Asnjë strehë tjetër s’kam
Ty të ngjitet shpirti im.
Mos më lë, pa ndihmë jam;
Por tek ti kam plot besim.
Më përkrah, dhe më forco.
Ndihma mua më vjen nga ti!
Kokën time ma mbulo
Me t’mir’filltën dhemshuri.
3 Gjithçka kam, Jesus, tek ti;
Po, bile më shumë se kjo.
Ti shëron çdo dobësi,
Qorrat i drejton me dorë.
Ti i shenjt’ je dhe i drejt’.
Unë jam krejt padrejtësi
Plot mëkat ndërsa ti vetë
Plot t’vërtet’ dhe dashuri.
4 Hir të plot’ tek Ti po gjej
Tër’ mëkatin t’ma mbulojë.
Jep lumenj shëruese
T’rrjedhin sot ku kam nevoj’.
Ti, jet’dhënësi burim,
Lermë falas t’marr nga ti;
Sot gufo në shpirtin tim
Deri në përjetësi.