1 Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Çdo gjë jap në tërësi.
Do t’të doj’ dhe t’të besoj, Zot,
Në praninë tënde t’rri.
Refreni:
Çdo gjë dorëzoj,
Çdo gjë dorëzoj
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Çdo gjë dorëzoj.
2 Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Para këmbëve të tua
Qejfe t’kota i lëshoj, Zot.
Më prano, prano Ti mua. [Refreni]
3 Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Plotësisht i yti t’jem.
Frymën Tënde ta pranoj, Zot,
Sa që di, që Ty të kem. [Refreni]
4 Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Tërë jetën merre Ti.
Mua më mbush, këtë kërkoj, Zot,
Me fuqi dhe dashuri. [Refreni]
Source: The Cyber Hymnal #15389