15429 | The Cyber Hymnal#15430 | 15431 |
Text: | Qytet I Vogël, Bethlehem |
Author: | Phillips Brooks |
Translator: | Jan Foss, 1954- |
Tune: | [Qytet i vogël, Bethlehem] |
Composer: | Lewis H. Redner |
Media: | MIDI file |
1 Qytet i vogël, Bethlehem,
Sa shumë i heshtur je!
Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt
Mbi ty gjersa ti fle.
Në rrug’t e tua të err’ta
Një dritë e re u gdhi,
Se Shpresa e gjithë njerëzve
Ka lindur sot tek ti.
2 O yje të mëngjesit
T’këndojmë me ju dhe ne.
Lavdi në qiell atij që sjell
Pajtim gjithë njerëzve.
U lind nga një virgj’reshë
K’të natë Zoti vet.
Me çfar’ habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.
3 Ashtu si erdhi qetas ai
Atë natë në Bethlehem,
Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart
Tek zemrat tona vjen.
Askush nuk e dëgjon dot,
Por në k’të botë plot faj
Fajtorët i pranon tani
Që kthehen prapë tek ai.
4 O djalë i shenjtë, o djalë hyjnor,
Zbrit poshtë në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,
Që t’rrosh tek ne gjithmonë.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kanë sjellë.
Na u zbulo, tek ne bano,
O Zot Emanuel!
Text Information | |
---|---|
First Line: | Qytet i vogël, Bethlehem |
Title: | Qytet I Vogël, Bethlehem |
English Title: | O little town of Bethlehem |
Author: | Phillips Brooks |
Translator: | Jan Foss, 1954- |
Language: | Albanian |
Copyright: | Public Domain |
Tune Information | |
---|---|
Name: | [Qytet i vogël, Bethlehem] |
Composer: | Lewis H. Redner |
Key: | F Major or modal |
Copyright: | Public Domain |