15425. Psesëmarrje Unë A Mund T’fitoj

1 Pjesëmarrje unë a mund t’fitoj
Në gjak të shpëtimtarit tim?
Jetën e dha, për mua pësoi,
U bë kurban nga shkaku im.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.

2 Ësht’ fshehtësi e madhe kjo:
Ka vdekur i pavdekshmi Zot!
Thell’sin’ e dashurisë hyjnor’
S’e depërtojnë as engjëjt dot.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.

3 Ç’hir i pashoq! I madhi Zot
U zhvesh nga çdo lavdi e tij,
Zbriti porsi shërbyes në botë
Për t’më shpërblyer me dashuri.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.

4 Si i burgosur në lig’si
Lëngonte shpirti im shumë ditë.
Rreze jet’dhën’se lëshove ti
Dhe burgu im flak’roi me dritë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.

5 Asnjë dënim tani s’do t’ket’,
Jezusi dhe çdo gjë jet’sor’
Që ësht’ tek ai mua më përket;
Jam veshur me drejt’sinë hyjnor’.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.

Text Information
First Line: Pjesëmarrje unë a mund t’fitoj
Title: Psesëmarrje Unë A Mund T’fitoj
English Title: And can it be that I should gain
Author: Charles Wesley
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: LMD
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: SAGINA
Composer: Thomas Campbell
Meter: LMD
Key: G Major or modal
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us