15399. K'tu Zoti Im

1 K’tu, Zoti im, të shoh unë ballë për ballë;
K’tu prek unë gjëra t’pashikuara;
K’tu hiri yt më duket më i gjall’
Tek k’to simbole të kushtuara.

2 K’tu bashk’ me ty buk’ qielli ha unë sot,
Me ty unë ver’ mbret’rore t’qiellit pi.
Nga unë largoj çdo barrë dhe gjë të kotë.
Që falur jam, kujtoj në qetësi.

3 Me këngë fal’nderimi do t’këndoj
Tek kjo tryez’ qiellore që ke shtruar.
K’të orë bashk’sie dit’ për ditë t’vazhdoj!
Çdo çast të ha me ty dhe ti me mua!

4 Edhe kur k’to simbole s’janë më,
Kjo festa jon’ e dashurisë qëndron.
Kjo buk’, kjo ver’ u mor, se ti gjithnjë
Je dielli ynë, Zot, dhe mburoja jon’.

5 Jam mëkatar; i drejt’, o Zot, je ti.
Unë jam fajtor, por gjaku yt pastron.
Gjaku që derdhe, jotja drejtësi,
M’u bë një rrob’, me t’cilën më mbulon.

6 Çdo herë kur vijme për t’marrë buk’ e ver’,
K’to për një tjetër fest’ që vjen tregojnë:
Dasmën e madhe t’Qengjit që u ther,
Që të shenjt’ruarit bashk’ me të festojnë.

Text Information
First Line: K’tu, Zoti im, të shoh unë ballë për ballë
Title: K'tu Zoti Im
English Title: Here O my Lord, I see Thee face to face
Author: Horatius Bonar
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: 10.10.10.10
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: ELLERS
Composer: Edward John Hopkins
Meter: 10.10.10.10
Key: G Major or modal
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us